“1 lekë i investuar në sport kursen 4 lekë në shëndetësi”! Libohova shpjegon 4 pikat: Do të formalizohen klubet

Edvin Libohova ka treguar katër pikat më në detaje, që Liga Profesioniste i ka dërguar Qeverisë si kërkesë për t’i plotësuar dhe futbolli të rifillojë aktivitetin e tij. E gjithë kryeqendra e vëmendjes dhe refuzimit të kërkesave nga ana e shtetit është mbi një fond që duhet të rritet për sportin dhe këtë nuk mund ta pranojnë kurrsesi.

Por pa marrë parasysh faktin se renditemi ndër vendet ku shteti ka investuar më pak në futboll, nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se do të kursehen më shumë lekë në shëndetësi dhe për më tepër, ky sport mund të kthehet edhe në një industri të fuqishme për buxhetin e shtetit. Në këtë linjë mendimi qëndron kreu i Ligës Profesioniste, teksa i ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News” është shprehur:

“Materiali që i paraqitëm qeverisë është ai që biseduam me Fidel Yllin të hënën e shkuar. Ramë dakord që të shtjellojmë kërkesat tona dhe paketën ligjorë. Ai ka thënë të nisim kampionatin, kurse presidentët thanë që vazhdojmë bojkotin dhe më pas bisedojmë.

Ligji i Sponsorizimit? Ligji aktual ka ndryshuar dhjetorin e kaluar. Prisnim që kërkesat të plotësoheshin për 100 ditë. U bë ndërhyrje te ligji i tatimit, por me impakt te ligji i vitit 1994. Një lek shpenzim njihet 3 lek shpenzime. 55 për qind me 45 për qind i bie. Pse nuk jemi dakord ne? Ka prodhuar 0 rezultat për 25 vite. Nuk do prodhojë as kjo formulë. Kjo nuk ndodh, pasi i duhet 55 për qind privatit të sponsorizojë. Limiton kompanitë, pasi janë pak që kanë fitim 1 miliard lek. Pika e dytë është që autorizimin për të bërë investime në sport e jep Drejtoria e Tatimeve.

Qëllimi nuk është thjesht t’i marrim para buxhetit. Nuk flasim veç për futbollin. 50 për qind e shumës duhet të shkojnë për infrastrukturën, pra nga llogaritë shkojnë 15 milion euro. Duhet t’i japim prioritet infrastrukturës. 25 për qind e fondit duhet të shkojë për sportin e bazës. Akademitë janë shumë të rëndësishme dhe duhet investuar. Në total 7.5 milion euro. Pjesa tjetër, 25 për qind, shkojnë për sportin elitar. Aty janë pagat, shpenzimet operative e shumë të tjera.

1 lek i investuar në sport është 4 lek i kursyer në Shëndetësi. Do ketë më pak kosto në Shëndetësi. Do të ketë formalizim të klubeve të futbollit. Që Ligji të funksionojë, duhet që klubet të jenë të formalizuara. Pa formalizim nuk i përfiton fondet. Ajo kosto, 30 milion euro, që në fillim do jetë më e vogël. Këto para të hedhura në treg do të prodhojnë taksa, pasi janë para që qarkullojnë. 10 milion euro kthehen pas. Dalim te kostoja e asaj që shteti ka parashikuar të bëjë. Qeveria dhe Ministria përcaktojnë sportet prioritare, ndarjen nuk e bëjmë ne”, ka thënë Libohova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online