Në këto orë ka pasur vlerësime të pafundme dhe përgëzime që po vijnë për Tiranën pasi janë shpallur kampionët e Superiores. Por gjithmonë e ka edhe një anë tjetër, për të treguar gjërat që nuk po shkojnë mirë te kryeqytetasit. I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News” ishte edhe Nevil Dede. Ky i fundit ka kërkuar nga Halili që të rikthejë historinë e klubit, pra për të sjellë ato figura që i kanë dhënë gjithçka kësaj skuadre.
“Kam fituar 9 tituj kampion, tetë me Tiranën, një me Elbasanin, se shumë kam qenë modest. Kronikë nuk i bëj dot Tiranës. Tirana harron mirënjohjen. Vetëm me Starovën ka dalë me një trajner kampion. A e ka konfirmuar drejtorin sportiv Tirana? Po trajnerin? Mund të themi shumë elozhe, por Kukësi mori 9 pikë dhe ti dole kampion. Duhet të mendohet mirë.
Edhe me Elbasanin ishte kështu, dolëm kampionë, pastaj s’e mbaj mend ekipin. Rit Halili duhet të kthejë historinë e klubit. Pa figura qendrore në klub, është e vështirë. Kam respekt për Çomon, por nuk mund të jetë ai figurë gjithmonë”, u shpreh Dede. /Sport Ekspres/