VIDEO/ Strakosha kërkon të hutojë Ronaldon, Juventusi fitore me aromë titulli ndaj Lacios

Nga Klaudio Ndreca

Juventusi ka arritur të fitojë ndaj Lacios në shifrat 2-1. Një triumf me aromë titulli ky për bardhezinjtë ndërsa kanë mundur një kundërshtar që për shumë javë të kampionatit në Seria A e kishin si kundërshtarin direkt për titull.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 51, pas një penalltie të dhënë me VAR. Strakosha është afruar dhe ka kërkuar përplasjen e vështirimit me Ronaldon për ta hutuar disi në atë moment, por portugezi e ka evituar.

Krahu do të kuptohej nga ana e portierit shqiptar te ekzekutimi, por gjuajtja e Ronaldos ishte e saktë dhe precize. Vetëm tre minuta më vonë një gabim fëmijnor i mbrojtësave të Lacios bëri që Dibala dhe Ronaldo të shfaqeshin të vetëm para Strakoshës.

Ishte momenti që portugezi të shënonte edhe golin e dytë, për të vulosur fitoren. Goli i Imobiles nga pika e penalltisë do të shërbente më tepër për statistika personale në luftën me Ronaldon sa i përket golashënuesit të Serisë A, pasi nuk ndryshoi asgjë në fatin e ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online