“Tirana shkon në grupet e Europës”, rrëfimi i Egbosë: Fola me njerëzit e Zotit, do bëhet diçka e madhe

Emanuel Egbo ka arritur që t’i jap titullin Tiranës pas shumë vite mungese, ndërsa shërbeu edhe si dhurata më e mirë për 100-vjetorin. Në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ishte pikërisht ky personi që te bardheblutë është heroi i momentit.

I dërguari i Zotit te Tirana, kështu e cilëson veten Egbo shpeshherë në intervistë. Edhe këtë herë në “A2 Cnn”, trajneri i bardhebluve është shprehur entuziast sa i përket vazhdimit, madje për të shkuar larg me suksesin, deri në grupet e Europës.

“Ndeshja derbi kundër Partizanit ishte vërtet shumë emocionuese. Sapo kemi hyrë në “Air Albania” i kam thënë djemëve: “Vetëm futuni dhe shijojeni”. Stadiumi ishte shumë i bukur aqsa unë doja që të isha edhe vetë lojtar. Vetëm ata që janë brenda klubit e dinë sesi i kemi përgatitur ne ndeshjet derbi. E kam thënë edhe më parë, emri im është Emanuel dhe do të thotë: “Zoti është me ne”. Kështu ka qenë që nga dita e parë kur erdha e deri tani.

E kam marrë ekipin në një gjendje psikologjike të rënduar. Kur më thanë për herë të parë që të merrja Tiranën nuk pranova. Kërkova që të flisja unë me njerëzit e mi, të bëja lutje. Do të merrja këshillë nga të afërmit e mi, që janë priftë dhe shumë të tjerë. Janë gjëra që nuk i shpjegoj dot por kam folur me njërëzit e Zotit, ose Zoti direkt që më ka përdorur mua dhe te Tirana do të bëhet një gjë e madhe.

Tirana ka shumë mundësi për të shkuar në fazat e grupeve në Europë. Me variantin e krijuar nga UEFA, kemi shumë mundësi. Me lojtarët që kemi dhe dy-tre kokrra të tjera që t’i marrim, mund të shkojmë në fazat e grupeve”, tha Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online