“Tirana duhet të jetë pararoja e ekipeve të tjera”, Laçi: Kobinën e dua fort që pas atij goli

Tirana nuk ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë si kampione e Superiores, teksa ka barazuar edhe ndaj Bylisit në shifrat 1-1. Bardheblutë ia kanë dalë në këtë përballje që të shënojnë të parët falë realizimit të Ngosë në minutën e 22 të takimit, ndërsa Dovedan do të acarohej me dy qendër mbrojtësit e ballshiotëve që nuk reaguan mirë në ato momente.

Sallaku do t’i afrohej barazimit me një predhë nga distanca në minutën e 80, teksa do të tronditej traversa e portës së Likës. Një moment i vështirë edhe për gjyqtarët për të kuptuar nëse topi e kaloi apo jo vijën, ndërsa këtë rast mund ta zgjidhte vetëm teknologjia. Megjithatë në minutat e fundit do të ishte sërish Sallaku që nga distanca do të ishte i frikshëm për Likën, duke gjetur rrjetën. Gjithsesi kjo ndeshje nuk kishte vlerë për objektivat e të dyja ekipeve dhe Tirana ka bërë ceremoninë zyrtare të shpalljes si kampion i sezonit 2019-2020. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Ilir Meta: “Sot jemi të gjithë tifozë të Tiranës, që e meritoi fitimin e titullit kampion. E meritonte një ringritje të tillë pas shumë momenteve të vështira. E vesha me shumë dashuri këtë fanellë dhe një prej tyre ma ka dhënë edhe Rudi Vata. I urojmë suksese në arenat ndërkombëtare tani”.

Arbi Laçi: “Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Medaljen ia dhashë vajzës sime dhe ndihemi vërtet mirë. Ky është një cikël i ri dhe Tirana duhet të jetë pararoja e ekipeve të tjera. Goli i Kobinës ndaj Partizanit? E dua fort që pas atij goli. Për batutë, se jemi në festë. Ia dërgoj ende shokëve të mi videon e atij goli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online