“Bëni llogarinë dhe pak ndryshime gjeni”, Armand Duka flet pas ceremonisë së trofeut: Futbolli luhet për tifozët

Tirana nuk ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë si kampione e Superiores, teksa ka barazuar edhe ndaj Bylisit në shifrat 1-1. Bardheblutë ia kanë dalë në këtë përballje që të shënojnë të parët falë realizimit të Ngosë në minutën e 22 të takimit, ndërsa Dovedan do të acarohej me dy qendër mbrojtësit e ballshiotëve që nuk reaguan mirë në ato momente.

Sallaku do t’i afrohej barazimit me një predhë nga distanca në minutën e 80, teksa do të tronditej traversa e portës së Likës. Një moment i vështirë edhe për gjyqtarët për të kuptuar nëse topi e kaloi apo jo vijën, ndërsa këtë rast mund ta zgjidhte vetëm teknologjia. Megjithatë në minutat e fundit do të ishte sërish Sallaku që nga distanca do të ishte i frikshëm për Likën, duke gjetur rrjetën. Gjithsesi kjo ndeshje nuk kishte vlerë për objektivat e të dyja ekipeve dhe Tirana ka bërë ceremoninë zyrtare të shpalljes si kampion i sezonit 2019-2020. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat për “Supersport”:

Ilir Meta: “Sot jemi të gjithë tifozë të Tiranës, që e meritoi fitimin e titullit kampion. E meritonte një ringritje të tillë pas shumë momenteve të vështira. E vesha me shumë dashuri këtë fanellë dhe një prej tyre ma ka dhënë edhe Rudi Vata. I urojmë suksese në arenat ndërkombëtare tani”.

Arbi Laçi: “Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Medaljen ia dhashë vajzës sime dhe ndihemi vërtet mirë. Ky është një cikël i ri dhe Tirana duhet të jetë pararoja e ekipeve të tjera. Goli i Kobinës ndaj Partizanit? E dua fort që pas atij goli. Për batutë, se jemi në festë. Ia dërgoj ende shokëve të mi videon e atij goli”.

Armand Duka: “Nëse edhe dikush do të merrte një laps dhe letër dhe do të bënte nje renditje të ekipeve, nuk do të kishte shumë ndryshime me këto që janë. Po flasim për ata që janë njohës të mirë të futbollit. Më vjen mirë që futbolli rifilloi dhe për këtë kemi pasur bashkëpunimin e të gjitha strukturave. Sigurisht që duhej që kjo ndeshje e fundit të kishte tifozë dhe të festohej me ta, pasi për ta zhvillohet. Megjithatë duhet të urohet Tirana, që u shkëput shumë në dy fazat e fundit dhe Kukësi nuk arriti që ta rivalizonte më tepër. Uroj të jemi sërish këtu për të dhënë Kupa të tjera Tiranës, por edhe skuadrave të tjera shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online