“Tirana do të marshojë”, Refik Halili tregon dëshirën për Europa League: Kundër një ekipi jo të fortë, por ngado të rrotullohesh…

Tirana është vetëm një hap mbërritjes në grupet e “Europa League” pasi ka shkuar në fazën e “Play-Off”. Te bardheblutë dëshirojnë që të kenë sërish fatin me vete në short për të “peshkuar” një ekip jo të fortë në mënyrë që të arrijnë objektivin e tyre.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, presidenti i Tiranës është shprehur besimplotë se kjo skuadër do të marshojë dhe do të eci shumë përpara. Megjithatë duke e ditur mjaft mirë se në këtë fazë ku gjenden, do t’i kërkojë shumë mundim lojtarëve të Tiranës për të arritur suksesin e grupeve pasi asnjë ekip nuk është i lehtë.

“Dëshira është e madhe që të kemi një kundërshtar jo të fortë. Kjo është një pjesëmarrje e cila ngado që të rrotullohesh kundërshtari do të jetë i denjë. Fakti që seleksionimet vijnë duke u forcuar, skuadrat e lehte eleminohen. Unë jam optimist si person,  sepse shikoj  një skuadër shumë të mirë, shikoj një grup kompakt.

Këtë e kanë treguar dhe në dy ndeshjet që kanë zhvilluar . Ditën e ndeshjes do ta konsideroja dhe një mbështetje nëse do të na binte ndeshja këtu në kryeqytetin  tonë  dhe nëse do ishte dhe pak tifozë do të ishte një mrekulli dhe një fat shumë i madh. Unë kam besim tek kjo skuadër që ne do marshojmë dhe do ecim shumë përpara”, u shpreh Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online