“Instiktin vrasës e dua te Viteshe”! Armando Broja është ndryshe: Luaj futboll të madh, Chelsea pret shumë nga mua

0

Nga Klaudio Ndreca

Armando Broja është një sulmues ndryshe i Shqipërisë dhe një shpresë e madhe për të ardhmen. Jo vetëm për mënyrën e lojës që e karakterizion, por edhe për besimin e madh që ka në vetvete ky djalosh. Vetëm 5 minuta debutim bëri në elitën e Holandës kundër RKC Walwijk dhe kishte histori si të ishin kaluar një pjesë loje.

Rreth 9 prekje të topit, 2 driblime të dala, 1 mundësi goli e pastër për ta shënuar që e krijoi vetë dhe një tjetër e humbur nga shoku i skuadër. Në vetëm 5 minuta kjo tregon diferencën që bën Broja te Viteshe, ndërsa menjëherë në ditën e ardhshme arriti të shënonte në një miqësoren “sekrete” ndaj Ultresh, atje ku u fitua me shifrat 2-1. Në një intervistë për “Gelderlander” Broja ka treguar edhe njëherë mentalitetin që e shoqëron, duke besuar shumë në aftësitë e tij, ndërsa nuk la pa përmendur edhe pritshmërinë e Chelseat.

“Unë jam duke bërë punën time dhe duke i realizuar gjërat ashtu siç di në një kohë të shkurtër. Sigurisht që i jam bashkuar ekipit shumë vonë për përgatitje. Punoj fort dhe do të bëj më të mirën te Viteshe, pastaj vendimet i merr trajneri. Debutimi me Shqipërinë ishte shumë i veçantë. Kam shumë besim tani. Në sezonin e fundit shënova 30 gola në të gjitha kompeticionet që luajta. Tani këtë instikt vrastar e dua edhe te Viteshe.

Unë luaj futboll të madh. Ekipi ynë është i mirë dhe shanset vijnë në mënyrë natyrale. Vetëm sa kam arritur te Viteshe dhe pritshmëritë për mua janë të larta. Po vij nga Chelsea, një skuadër e madhe. Chelsea pret gjithashtu ndeshje të mira nga mua. Dua të tregoj të gjitha kualitetet e mia këtu dhe të shënojë gola. Dua që të bind Chelsean dhe të kem shanset e mia në “Premier League”, tha Broja. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.