Tirana çakordohet në minutat e fundit, pëson golin e barazimit dhe dy kartona të kuq

Tirana është ndëshkuar sërish në minutat e fundit, duke iu kthyer sërish maktheve të fundit si me Flamurtarin. Gjithçka dukej në dorën e bardhebluve, që kaluan të parët në avantazh me Ngo. Por me kalimin e minutave nisi edhe paniku.

Në minutën e 76 do të ishte Hoxhallari  që doli me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke dalë nga fusha. Por Hoxha do të gjente barazimin në minutat shtesë, teksa i vetëm me portën e boshatisur, nuk mund të gabonte. Gjithashtu me karton të kuq u ndëshkua edhe Torrasa, duke i lënë bardheblutë me 9 lojtarë. Në rezultatin e përfunduar në 1-1 nuk kishte sesi të mos mungonin edhe tensionet, ku Idriz Batha ka marrë një lumë të sharash nga tifozët pasi nuk ishte i kënaqur me kundërshtarët. /Sport Ekspres/

 

Teuta: Frashëri, Beqja, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, E. Vila, Khalid

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Kobina, Halili, Torasa, Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online