Naubueuze i vetëm/ Laçi me Cungun është për Europë, Skënderbeu shkon në zonën e ftohtë

Sulmuesi më i mirë aktualisht në Superiore është Naubueze dhe për këtë nuk ka askush dyshime. Laçi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 me përmbysje në Korçë ndaj Skënderbeut, duke bërë kështu “hakmarrjen” e ndeshjes së parë, ku do të humbisnin 1-2 me përmbysje.

Fillimisht do të ishte Gripshi që kaloi me një gjuajtje të bukur në avantazh korçarët. Por Lushkja u kundërpërgjigj me një tjetër gol të bukur nga distanca. Derisa në skenë rishfaqet Naubueze, që me dy gola dhe një asist, ka vendosur historikun e takimit. Por në golin e katërt e veçanta ishte se asisti erdhi nga portieri Stazhilla dhe kjo tregon gjithë vendosjen e gabuar te Skënderbeu. Pas këtij rezultati është Laçi që shkon në garën e Europës, ndërsa korçarët prekin zonën e ftohtë. /Sport Ekspres/

 

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja, Taipi, Gripshi, Ndecky, Bregu, Otto John.

Laçi: Stajila, Fagaj, Ighnjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online