Tirana bllokon Moise, orë vendimtare për Dokën

Mbrojtësi i djathtë dëshiron të provojë një eksperiencë jashtë vendit dhe deri në mbrëmje do merret një vendim. Kongolezi tenton të federohet me ekip tjetër

Tirana vijon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, ndërkohë që gjatë kësaj vere nga ekipi ka pasur disa largime të rëndësishme, teksa Afrim Taku, Olsi Teqja, Mervejl Ndokit dhe Reuben Akua janë larguar nga ekipi, ashtu si Ifeani Ede dhe Moktar Sise, lojtarë të cilët sezonin e shkuar kanë luajtur si titullarë dhe kanë mbajtur peshën kryesore të ekipit, edhe pse bëhet fjalë për një kampionat të dështuar, për shkak se në fund ranë për herë të parë nga Superiorja.

Bardheblutë e dinë se i pret një sezon i vështirë sivjet, pasi Kategoria e Parë është një “terren” i pa eksploruar prej tyre, ndaj drejtuesit kërkojnë të kenë një ekip të fortë që ta sigurojë ngjitjen në elitë që në gjysmën e parë të sezonit. Trajneri Ze Maria e ka pranuar sfidën, ndërkohë që veç rikthimit në Superiore kërkohet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë. Nga ana tjetër trajneri brazilian ka kërkuar që mbrojtësi Albi Doka të qëndrojë këtë vit në ekip, por vetë dëshira e lojtarit është e madhe për një transferim jashtë vendit, ose të paktën në një ekip të nivelit të lartë në vend, sikurse është edhe Skënderbeu. Një problem është fakti se në klubin e Tiranës nuk ka ardhur deri më tani një ofertë e kënaqshme, veç ndonjë opsioni për huazime, apo oferta që nuk kënaqin pritshmëritë e klubit bardheblu, por në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të djathtë pritet të vendoset deri në mbrëmje për fatet e tij. Një largim i mundshëm do e dobësonte disi Tiranën, por duhet pritur për të mësuar se çfarë vendimi do të merret nga ana e klubit për Dokën, i cili mendon se nj vit në Kategorinë e Parë do ndikojë negativisht në zhvillimin e tij si futbollist.

MOJSE – Verën e shkuar, me “koloninë” afrikane erdhi edhe mesfushori me tipare sulmuese, Moise Nkounkou, që ishte ndër lojtarët më aktivë te Tirana, por para portës shpërdoronte shumë, çka e tregon edhe fakti që vetëm në një ndeshje ka shënuar në kampionat, në sfidën e fituar në fazën e parë me Skënderbeun në kampionat. Me përfundimin e sezonit futbollistik 21-vjeçari u largua dhe nuk u kthye më, ndërkohë që nga ana tjetër Tirana i kë kërkuar të respektojë kontratën. Së fundmi mësohet se Moise ka tentuar të federohet me një skuadër tjetër afrikane, por nuk ka mundur të bëjë dot, pasi në Sistemin Ndërkombëtar të Transferimeve nuk i është pranuar aplikimi, për shkak se është ende nën kontratë te Tirana. Bardheblutë i kanë bërë të ditur se nëse do të dalë lojtar i lirë, atëherë duhet të paguajë 50 mijë euro dëmshpërblim, ndryshe duhet të kthehet në ekip. Kongolezi është shlyer financiarisht nga 24-herë kampionët e vendit dhe nuk mund të gjejë asnjë “shteg” për t’u larguar apo për të hapur ndonjë çështje gjyqësore. Qëndrimin e klubit ai e di mirë: 50 mijë euro, ose prapaktheu në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online