Pogradeci bind, mund Shënkollin në miqësore

0

Pogradeci 2-1 Shënkolli

Shënues: Lame, Jahaj / Rub.Danaj

Pogradeci ka arritur që të mposhtë në miqësore skuadrën e Shënkollit, me të cilin do të ndeshet edhe në kampionat, pasi skuadra e periferisë së Lezhës këtë edicion është pjesë e Grupit të Jugut. Takimi ka përfunduar me fitoren 2-1 të skuadrës pogradecare, me gola të shënuar nga Lame i ardhur si përforcim gjatë merkatos së verës si dhe Sajmir Jahaj, sulmuesi me eksperiencë. Ky i fundit, këtë verë është duke treguar një formë shumë të mirë. Golin e skuadrës shënkollase e ka shënuar sulmuesi Ruben Danaj. Ekipi i trajnerit Fetollari edhe pse me shumë ndryshime, nuk e ka humbur traditën e lojës së bukur dhe qarkullimin e dendur të topit. Në ditët e ardhshme, si edhe kanë theksuar drejtuesit e skuadrës pogradecare, do të zhvillojnë edhe takime të tjera testuese.

  1. Trebicka
You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.