Tirana, Akua e Mervejl dalin në stërvitje

Nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë mungesa e Mervejl Ndokit e Ruben Akuasë. Dy futbollistët me ngjyrë janë bashkuar me ekipin dhe kanë nisur stërvitjen. I pari që është bashkuar me grupin ishte Mervejl i cili ka zhvilluar stërvitjen e paradites, ndërkohë që pasdite në stërvitje ka dalë edhe Akua. Gjithsesi, futbollisti me ngjyrë nuk ka mundur të stërvitet deri në fund, pasi është ndier keq dhe ka pushuar, duke mos vazhduar përgatitjet. Mervejl Ndokit dhe Ruben Akua do të zgjidhin në orët në vazhdim të ardhmen së bashku me presidentin Refik Halili. Tirana më në fund është bindur të shesë dy “xhevahirët” e saj, Mervejl e Akua.

Të dy afrikanët do të shkojnë te Osijeku. Mervejl Ndokit vjen nga një sezon fantastik, ku shpërtheu që në debutimin në Superiore, duke qenë një ndër elementet e paktë që spikatën te Tirana më e dobët në histori. Paraqitjet e tij tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve, por ofertat për Tiranën nuk ishin të kënaqshme, sepse asnjëra nuk shkoi mbi 350 mijë euro, përtej klauzolave. Osijeku ka përfshirë në marrëveshje edhe mesfushorin Reuben Akua. Ky i fundit është 20 vjeç, luajti 24 ndeshje sezonin e fundit, jo gjithnjë titullar, por me trajnerin Ze Maria duket se gjeti vendin në fushë, sepse në dy përballjet kundër Makabit ishte ndër më të mirët, duke u pëlqyer shumë menaxherëve. Vlera e transferimit është 550 mijë euro për të dy, pra një marrëveshje mjaft e mirë për Tiranën, që do të mbajë edhe 10% nga shuma e transferimit të ardhshëm të Mervejlit, nëse shitet më shtrenjtë. Mervejl do të marrë një pagë rreth 120 mijë euro në vit, ndërsa Akua 50 mijë. Për të dy është një trampolinë e shkëlqyer drejt Europës së madhe, pasi përdorën Tiranën për të futur këmbët në Europë. Në fakt Mervejli duhet të ishte shitur më parë, por bllokimi i merkatos ka bërë që skuadra bardheblu të mos e shiste dot afrikanin kur pati një ofertë serioze.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online