Nuk u fsheh trajneri i Tiranës, Ze Maria. Ai e kërkoi hapur se kishte nevojë për portier, por dhe për një sulmues pykë. Drejtuesit e klubit i plotësuar një nga dëshirat e tij, pasi morën në skuadër “gardianin e portës”, Shpëtim Moçkën.
Kjo do të thotë se tekniku brazilian ka nxjerrë jashtëloje, portierin e ri Alesio Abibin. Ky i fundit duket se nuk ka bindur 44-vjeçarin, pasi me afrimin e Moçkës me shumë mundësi do të përfundojë i tretë.
Vendi i titullarit do të diskutohet ndërmjet Likës dhe Moçkës. I pari momentalisht është i dëmtuar, ndërsa me shumë mundësi në portë kundër Kamzës do të jetë portieri i sapoafruar në skuadër. Abibi luajti sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë 9 ndeshje, nga të cilay 7 si titullar.