“Tim Civeja ka problem me pasaportën”! Alban Bushi tregon se kush është “Broja i ri” te Shqipëria U-21: Lojtarëve të mi i jap shembull Ylber Ramadanin…

Shqipëria U-21 nis përgatitjet për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë, teksa trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka zbardhur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për dy sfidat e para të turneut.

Kombëtarja U-21 luan duelin debutues në transfertë ndaj Armenisë më datë 8 shtator (ora 17:00, City Stadium – Abovyan), ndërsa më 12 shtator do të presë Rumaninë më takimin që luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar në ora 18:30.

Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Plot 10 lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa e tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Në dispozicion të teknikut do të jenë lojtarë të perspektivës si portieri Simon Simoni, mbrojtësit Agan Mjaki, Adrian Bajrami, Edon Pruti, mesfushorët Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Arda Kurtulan, Leandro Frroku apo edhe Klevi Qefalia si edhe sulmuesit Stiven e Cristian Shpendi dhe Arlind Rexhepi. Ndërkohë në ditën e sotme, Alban Bushi ishte në konferencën për shtyp para mediave ku sqarojë edhe mungesën e Tim C ivejas.

“Detyra jonë është furnizimi i Kombëtares A me lojtarë. Kemi marrë Adrian Bajramin dhe Simonin, që kanë shumë cilësi dhe pas dy ndeshjesh, mund të shkojnë prapë te Shqipëria A sepse kanë shumë cilësi. Po i monitorojmë lojtarët me kujdes. Tim Civeja nuk është ftuar për arsye të pasaportës, të procedurave. Shpresoj të jetë gati për ndeshjen tjetër. Shqipëria ka një listë të gjërë lojtarësh, Silvinjo ka mundësi që të marrë ata që dëshiron. Edhe ne si Shqipëri U-21 kemi objektivat tona.

Një Broja i ri? E kam thënë për Adrion Pajazitin që do të bëhet një lojtar i madh. Kemi edhe Arda Kurtulan, Arlind Rexhepi apo Medon Berishën. Unë i jap si shembull lojtarëve Ylber Ramadanin. Kur e mora unë te U-21 nga Partizani luante vetëm topa të thjeshtë dhe shumëkush mendonte që nuk do të bëhej lojtar i madh. Tani e ka ngritur nivelin shumë dhe luan në Serinë A. Ia sjell gjithmonë si shembull lojtarëve të mi sesi një lojtar normal, që nuk kishte ndonjë potencial të madh që të thuash do të shkonte në Serinë A, por me punë ja se ku mbërriti”, tha Bushi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online