Një histori absurde nga Anglia: një tifoz i quajtur Kith Steinmetz është përjashtuar për tre vite nga çdo ndeshje futbolli, për shkak se “u tregoi penisin tifozëve të Totenhemit” në një ndeshje të sezonit të shkuar.
Luhej Totenhem-Njukasëll në Wembley dhe tifozi i çmendur vendosi të ekspozohej për disa momente në tribunë, aty ku forcat e sigurisë e morën dhe e shoqëruan jashtë.
Kith, 58 vjeç, pranoi me vonë se kishte pirë shumë birra në orët para ndeshjes dhe nuk mbante mend shumë nga veprimi i tij në stadium.
Avokati i tij u shpreh se Kith ndihej i turpëruar dhe premtonte se do sillej mirë në të ardhmen, por gjykatësi nuk e mori parasysh, duke i dhënë tre vite përjashtim nga stadiumet, si dhe 600 sterlina gjobë.