Tifozët vlonjatë zgjedhin Duron, është ai superstari kuqezi!

Ditën e shtunë ra në sy një detaj interesant: ovacionet më të mëdha të tifozerisë së Flamurtarit nuk ishin për lojtarë të veçantë, por për trajnerin Shpëtim Duro. Në pjesën e dytë niste shpesh kori për trajnerin, i cili i ka bërë për vete tifozët, përtej debatit të hapur pak kohë më parë në lidhje me shiritin e kapitenit.

Në Ballsh ishte Bushiç kapiten dhe kroati ishte më i miri në fushë, ndaj edhe për të nuk munguan koret e duartrokitjet, ashtu si për Alvesh dhe Mustën, por Duro zuri vendin kryesor në brohoritjet e vlonjatëve. Duartrokitje për të gjithë në fund, natyrisht, pasi u arrit fitorja, por kushedi ç’do të ndodhte nëse nuk merreshin 3 pikët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online