Mbi 6 mijë bileta ishin shitur për ndeshjen e djeshme në “Elbasan Arena”, ku Skënderbeu pati mbështetje edhe nga tifozëritë e skuadrave të tjera
Leonard Trebicka
Atmosferë për t’u pasur zili mbrëmë në stadiumin “Elbasan Arena”. Korçarë dhe jo vetëm, të cilët bënin tifo për Skënderbeun, që pa ndihmën e tyre do ta kishte shumë të vështirë ta përmbyste skuadrën çeke. Jo më kot të gjithë pjesëtarët e klubit korçar, trajneri dhe futbollistët, shprehën konsideratën dhe mirënjohjen e tyre pas ndeshjes për mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit. Kështu duhet të jetë gjithmonë, sepse të gjithë u ndjenë mirë. Ata tifozë, sidomos pjesa e ardhur nga Elbasani dhe qytetet e tjera, meritojnë notën 10. Brohoritjetet në fundin e ndeshjes ishin mjaft domethënëse për lojtarët e Skënderbeut në fushë dhe trullosëse për kundërshtarin nga Çekia.
ORGANIZIM PERFEKT – Nga Korça kishin udhëtuar mjaft tifozë, të ndihmuar edhe nga presidenti Ardjan Takaj, i cili kishte vënë në dispozicion të tyre autobusë pa limit për udhëtimin drejt Elbasanit. Gjashtë autobusë erdhë në Elbasan dy orë para se të niste ndeshja dhe e ndezën zjarr atmosferën në rrugët e qytetit me tymuese, fishekzjarre dhe me flakadanë. Të gjithë bashkë këndonin: “Skënderbe, ti je mbret, Europa po të pret”. Në shkallët e stadiumit pati një unitet të jashtëzakonshëm
6000 BILETA – Nga sa është mësuar pas ndeshjes, ishin shitur më shumë se 6000 bileta për ndeshjen e djeshme në “Elbasan Arena”. Një interesim goxha i mirë, kur mendon se luhej në një kohë, kur temperaturat shkojnë deri në 40 gradë. Tifozët e bënë sakrificën e tyre, e mbështetën ekipin e zemrës deri në fund dhe në fund festuan. I vlejti për korçarët, por ia vlejti edhe për tifozët nga qytetet e tjera të Shqipërisë, sepse përjetuan emocione, që vetëm futbolli t’i dhuron. Kualifikimi e bëri shumë të bukur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, por aventura vazhdon dhe ndoshta emocione edhe më të mëdha do të ketë për të gjithë sportdashësit, pasi Skënderbeu synon të shkojë në grupet e Europa League,a shtu si dy vjet më parë. Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës janë dy skuadrat shqiptare që vazhdojnë të jenë në Europa League.
Të veçanta
– Golat e fitores së Skënderbeu, ashtu si ndaj Kairatit dy javë më parë, patën të njëjtët autorë, Sabjen Lilajn dhe Sebino Plakun.
– Pas golit të Plakut, një punëtor i Skënderbeut vrapo në fushë dhe pas tij u sul gjyqtari i 4-t për ta nxjerrë më pas jashtë kangjellave.
– Presidenti Takaj zbriti në fushë pas ndeshjes dhe para nisjes së kohës shtesë u dha kurajë lojtarëve. Ai i falënderoi për përmbysjen dhe shprehu besimin se do të arrihej kualifikimi.
– Në minutën e 100-të pati një ovacion edhe për “Ballist” Morinën në shkallët e stadiumit.
– N kohën shtesë, një nga stjuartët ka ndalur zv/presidentin e Skënderbeut, Arlind Boshkun. Më pas i kanë shpjeguar se kush është dhe gjithçka është zgjidhur.
2000 tifozë nga Korça mbërritën në stadium sapo nisi ndeshja, për shkak se ishin nisur me vonesë nga qyteti jugor.
– Ish-futbollisti
– Nga gëzimi i kualifikimit, trajneri Daja i ka lënë 3 ditë pushim tub tijtë. Stërvitja rinis të hënën, në orën 18:30. Europa League ka një javë pushim.