Rikthehen Duka dhe Zeqo, të dy përkrah Takajt…

Në tribunën “VIP” të stadiumit “Elbasan Arena” ra në sy prania e presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, por edhe e ish-presidentit të Skënderbeut, Agim Zeqos. Rëndësia e ndeshjes bëri që kreu i federatës të mos mungonte, edhe pse te Skënderbeu, duke iu referuar fundit të kampionatit që shkoi, kanë jo pak pakënaqësi ndaj këtij institucioni. Me fat ka qenë ish-presidenti Zeqo, i cili ka gëzuar si një tifoz ultras, bashkë me drejtuesit e tjerë të klubit korçar. Në tribunën qendrore ishin ulur edhe drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç, zv/presidenti i korçarëve Arlind Boshku dhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, e politikanë të tjerë si Ridvan Bode e ndonjë tjetër.


Edhe 50 mijë në xhepat e lojtarëve
Shpërblimi i vënë nga presidenti Takaj për kualifikimin e djeshëm ishte 50 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme, që ekipi do ta ndajë këto ditë. Më parë korçarët përfituan po këtë shifër për kualifikimin ndaj Kairatit. Pra, futbollistët kanë marrë deri tani 100 mijë euro shpërblim dhe lodhja e madhe ia vlen. Mbetet për t’u parë çfarë shifre do të akordojë presidenti Takaj për turin tjetër.


Kualifikim i bën jehonë,
mesazh edhe nga Shkëmbi
Suksesin i djeshëm i Skënderbeut është shoqëruar nga një sërë reagimesh në rrjetet sociale, ku personazhe të ndryshme vlerësonin kualifikimin e korçarëve. Këta të fundit kanë barazuar rekordin e Kukësit pak vite më parë me 3 ture të kaluar, por kanë shansin ta thyejnë këtë rekord, nëse kalojnë me sukses edhe “play-off”-in. Në fakt, Skënderbeu ka shkuar deri në fazën me grupe, por ia rriti nëpërmjet Championsit, duke kaluar dy ture këtë kompeticion. Tani po shkon direkt nga Europa League. Një sukses i madh.
Nuk ka munguar në mesazhet e urimit edhe ish-kapiteni legjendar Bledi Shkëmbi, i cili ka postuar një status, ku uronte Skënderbeun për kualifikimin dhe shprehte vlerësimin e tij ëpr atë që skuadra dha në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online