Tifozët shqiptarë do ta kenë ditën sot si të luajë Kombëtarja, luan Armando Broja te Chelsea dhe Kristjan Asllani te Interi

Si të ishte Kombëtarja Shqiptare, dita e sotme pritet me shumë interes dhe kërshëri të madhe nga tifozët shqiptarë. Armando Broja mund të debutojë me Chelsean në këtë sezon të ri të Premier League, por edhe njëkohësisht me Tuchel.

Ndoshta mund të jetë një rastësi e bukur e fatit që Chelsea do të luajë në transfertë me Everton, në orën 18:30. Kjo pasi në ndeshjen e parë që Broja hyri në fushën e blertë me këtë skuadër në kohën e Lampard, do të ishte pikërisht kundër Evertonit.

Disa minuta në pjesën e dytë mund të jenë të garantuara për sulmuesin e Kombëtares. Nga krahu tjetër edhe Kristjan Asllani pritet nga minuta e parë te Interi. Zikaltërit do të luajnë testin e fundit miqësor ndaj Villareal në orën 20:30 para se të fillojë Serie A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online