Renditja e FIFA-s, Shqipëria e femrave ngjitet me tre pozicione në klasifikim

0

Shqipëria e femrave është ngjitur me 3 pozicione në klasifikimin zyrtar të FIFA-s! Vajzat kuqezi renditeshin në vendin e 74-t, teksa tashmë janë në vendin e 71-të, pas rifreskimit të pikëve që FIFA bëri menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian për femra.

Ky është një lajm shumë i mirë dhe motivues për Kombëtaren shqiptare të femrave, edhe në prag të grumbullimit dhe ndeshjeve të fundit që do të zhvillojë në muajin e ardhshëm.

Sfidat ndaj Polonisë më 1 shtator dhe Norvegjisë më 6 shtator janë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2023. Aktualisht, vajzat kuqezi renditen në vendin e katërt me 10 pikë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.