Tifozët shpalosin vargjet e At Gjergj Fishtës, fjalë që i tregojnë lojtarëve shumë për stadiumin e mbushur

Shqipëria mposhti mbrëmjen e djeshme Moldavinë me rezultatin 2-0 dhe hedh një hap pozitiv drejt objektivit të saj në grupin E. Megjithëse përballë kishin një ekip më të lehtë në letër, tifozët treguan interes të lartë dhe blenë çdo biletë që ishte në dispozicion. Tifozët treguan mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për kuqezinjtë, të zgjedhin t’i ndjekin nga afër edhe kur përballë tyre nuk zbresin yje të skuadrave të njohura europiane.

Në tribunën e stadiumit “Air Albania” është hapur një banderolë me vargje të At Gjergj Fishtës, e cila u tregon shumë lojtarve për stadiumin e tejmbushur. “Më me zor mblidhen dy shqiptarë se sa mblidhet një thes me pleshta”, shkruhej në parrullën e shpalosur në stadiumin “Air Albania”. E duke ditur se sa e vështirë është që shqiptarët të mblidhen s bashku, fakti që në stadium pati mbi 20 mijë shqiptarë përcjell qartazi mesazhin se sa e rëndësishme është Kombëtarja për ta./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online