I pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama pa nga stadiumi fitoren e Shqipërisë kundër Moldavisë

Shqipëria nuk zhgënjeu mbrëmjen e djeshme, duke shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme tifozerinë e pranishme në stadium. Tifozët kanë shfaqur një interesim të lartë për ndeshjen dhe në fund i gëzohen fitores. Kuqezinjë e kryen me sukses rolin e “të madhit” kundër Moldavisë, duke fituar bindshëm me shifrat 2-0.

Takimi është dominuar nga ekipi ynë kombëtar, por këtë herë djemtë e drejtuar nga Silvinjo kanë mësuar nga gabimet e së shkuarës. Së bashku me lojën, dje erdhi edhe rezultati. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 52-të, kur Jasir Asani realizon një kryevepër me të majtën e tij. Goli i parë me Kombëtaren ishte një perlë që do e kujtojë gjithë jetën e tij.

Asani nuk ishte i vetmi që shijoi golin e parë me Kombëtaren këtë mbrëmje. Nedim Bajrami gjithashtu e dërgoi topin në rrjetë për herë të parë me fanellën kuqezi. Kaq mjaftoi që Shqipëria të merrte tre pikët ndaj Moldavisë, duke dëshmuar se Euro 2024 nuk është thjesht një ëndërr, por një objektiv real. Këtë takim e ka parë nga afër edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online