“Tifozët paguajnë biletën, ndonjëherë na shajnë edhe ne”! Ramadani flet pas fitores me Skënderbeun: Këto janë më shumë se 3 pikë

“Ne do të na shihni me rivalët direkt”. Ky ishte premtimi i Ramadanit pas humbjeve të fundit të Egnatias ndaj rivalëve që pretendojnë titullin kampion. Fjala është mbajtur dhe është arritur fitorja në një finale mbijetese kundër Skënderbeut.

Me entuziazmin e tifozëve, vendasit u ndezën që në pjesën e parë. Goli i parë erdhi nga Augusto pas predhës së Ademit që do të grushtohej dhe lihej topi në zonë nga ana e portierit të Skënderbeut. Ndërkohë pjesa e dytë ishte disi më e barabartë, por Xhekson mbylli llogaritë me një super gol. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Ramadani: “E dinim që nëse do t’i linim të luanim, do ta kishim të vështirë. Kjo ndeshje nuk ishte për t’u luajtur, por për t’u fituar. Nuk kemi pësuar gol dhe objektivi ynë dihet, këto janë më shumë se 3 pikë pasi vijnë ndaj rivalit direkt. Augusto ka potencial të madh, është vetëm i datëlindjes 1999 dhe e ka lënë disi mbrapa dëmtimi. E njohim kualitetin e tij. Ofendimet e tifozëve? Nuk kemi se çfarë të bëjmë, ata paguajnë biletën dhe ndonjëherë na shajnë edhe ne”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online