E FUNDIT/ Ramadani e mban fjalën, Egnatia mund Skënderbeun në “finalen e mbijetesës”

Egnatia-Skënderbeu 2-0 16′ Augusto, Xhekson 76′

“Ne do të na shihni me rivalët direkt”. Ky ishte premtimi i Ramadanit pas humbjeve të fundit të Egnatias ndaj rivalëve që pretendojnë titullin kampion. Fjala është mbajtur dhe është arritur fitorja në një finale mbijetese kundër Skënderbeut.

Me entuziazmin e tifozëve, vendasit u ndezën që në pjesën e parë. Goli i parë erdhi nga Augusto pas predhës së Ademit që do të grushtohej dhe lihej topi në zonë nga ana e portierit të Skënderbeut. Ndërkohë pjesa e dytë ishte disi më e barabartë, por Xhekson mbylli llogaritë me një super gol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

76′ Gool! Super gol nga ana e Xhekson. Pasi merr pasimin e Augusto, Xhekson lëshon predhën nga jashtë zone që shkon në shtyllë dhe në rrjetë, Egnatia-Skënderbeu 2-0.

16′ Gool! Ilir Ademi lëshon predhën nga brenda zonës dhe Rexhepi grushton, atje gjendet Augusto që nuk gabon, Egnatia-Skënderbeu 1-0.

Egnatia: Puja; Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Agbekpornu, Duranski, Lila, Xhekson, Levendi; Ademi, Pedro Augusto

Skënderbeu: Rexhepi; Frashëri, Shehi, Vitija, Bajrami, Zguro; Berisha, Mara, Vangjeli; Pusi, Mensah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online