“Tifozët nuk kanë bërë asgjë jashtë rregullave”! Daja: E pranoj lojën e keqe për të marrë rezultat, kur luanim bukur ju tregonit krizën…

Partizani ka arritur që të fitojë mes dramës në përballjen me Teutën mes dramës 100 minutëshe. Të kuqtë ia dolën të përmbysin rezultatin në 2-1. Gjeorgjiev arriti që të shënonte golin e parë, ashtu si gjithmonë, kur të kuqtë e nisin në disavantazh.

Ndërkohë në minutat e fundit të pjesës së dytë, Zhunior arriti që të shënonte nga pika e bardhë e 11-metërshit. E kur pritej që gjithçka të mbyllej ishte Cara që me një lëvizje të bukur në zonë arriti që të shënonte golin e përmbysjes. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Daja: “Ishte fitore e vuajtur dhe karakteri. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kur kemi luajtur mirë, nuk kemi marrë rezultat. Atëherë të gjithë thonin se Partizani është në krizë, nuk thonin se kemi luajtur bukur. Prandaj jam dakort që të vazhdojmë të luajmë keq dhe të fitojmë. Tifozët kanë të drejtë për arsyen se kishim fitore të munguara dhe protestojnë brenda rregullave, nuk kanë bërë asgjë jashtë rregullave.”

Martini: “I lamë topin kundërshtarit dhe nuk kishin rrezikshmëri në portën tonë. Futbolli është i keq, jemi penalizuar në fund. Duhej të tregoheshim gjakftohtë në fund dhe të mos binim pre e justifikimeve të tyre. Qetësia është mbi të gjitha. Pas barazimit kërkonim që të merrnim pikët maksimale dhe për këtë arsye ishim nervoz. Kriza e pikëve të fut në siklete të tilla. Sa gola kemi pësuar në këto javë, nuk kemi pësuar në gjithë kampionatin vjet. Por sot ishte një nga ndeshjet më të mira në mbrojtje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online