Lojtarët e Partizanit lanë lojën për të kërkuar penalltinë, Stefa: Është për të qeshur, rrezikonin kundërsulmin

Partizani ka marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme kundër Teutës, duke thyer “mallkimin” e barazimeve në Superiore. Por kjo sfidë regjistroi edhe një rast deri diku të paprecedentë, që lidhet me atë penallti të pretenduar nga ana e të kuqve. Në minutën e 63-të Idrizaj prek fillimisht topin me këmbë dhe më pas me dorë, por gjyqtari nuk akordon 11 metërsh.

Kjo ka sjellë menjëherë reagimin e lojtarëve të Partizanit, që kanë lënë lojën dhe kanë shkuar të gjithë drejt arbitrit. Një situatë kjo që në sytë e moderatorit të “Gol pas Goli” në “Supersport”, Gjergji Stefës, është në limitet e qesharakes duke qenë se futbollistët e ekipit kryeqytetas kishin mundësinë të godisnin përsëri topin në zonën e Teutës, por nga ana tjetër rrezikonin edhe kundërsulmin.

“Shikojeni këtë rastin, mos të merremi me penalltinë. Është për të qeshur sesi lojtarët e Partizanit e lënë lojën dhe kërkojnë të gjithë penallti te arbitri, kur topi ishte ende në zonën e Teutës dhe mund të godisnin ende portën. Aty rrezikonin edhe kundërsulmin”, ka thënë Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online