Tifozët ndezin zjarrin e derbit! Ndeshje me dy tablo, Stenio Xhunior është njeriu që i hoqi fitoren nga duart Partizanit

LIVE, Tirana – Partizani 0-0

Ka përfunduar në barazim 0-0 derbi i kryeqytetit. Tifozët kanë mbushur “Air Albanian”, ku kanë ndezur zjarrin e derbit. Atmosfera ka qenë e ngrohtë, duke mos munguar brohoritjet në triubuna, por nga ana tjetër nuk kanë munguar as tymëset dhe fishekzjarret nga tifozët, të cilat bënë edhe që ndeshja të ndërpritej në minutën e 31-të.

Derbi është shfaqur me dy tablo në fushë, teksa pjesa e parë ka folur e gjitha për Tiranën, ndërsa në të dytën ka qenë Partizani që ka marrë frenat e lojës në dorë. Rastet nuk kanë munguar për të dyja skuadrat, ndërsa njeriu që i hoqi fitoren nga duart ishte Stenio Xhunior. I gjendur pak metra larg portës së zbrazët, sulmuesi i Partizanit bën atë që më pak pritej, duke e nxjerrë tiopin jashtë. Kështu ekipet mjaftohen me një pikë mbrëmjen e sotme, duke kthyer tashmë vështrimin nga java e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Totre, Limaj, Përgjoni, Hoxhallari, Devid, Toli, Xhixha, Seferi

Partizani: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Kallaku, Mala, Skuka, Xhunior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online