Kumbulla në lartësinë e duhur kundër Atalantës, vlerësimi që vjen nga Italia: I bllokon derën shpejtësisë së ekipit të Gasperinit

Roma ka mposhtur me rezultatin 1-0 Atalantën, falë një goli të shënuar nga Tami Abraham në minutën e 32-të të takimit. Titullar në këtë sfidë të vështirë ishte edhe Marash Kumbulla, i cili ka bërë një punë mjaft të mirë në prapavijë.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë i saktë në ndërhyrjet e tij, duke bllokuar lojtarët e Atalantës. Kumbulla është vlerësuar me notën 6.5 nga “Tutomercatoweb”, ndërsa shkruajnë se lojtari shqiptar i mbylli derën shpejtësisë së ekipit zikaltër.

“Gjithmonë vendimtar në ndërhyrjet në qendër të mbrojtjes. Ai bllokon derën për shpejtësinë e skuadrës së Xhan Piero Gasperinit duke zhvilluar një ndeshje të mirë”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga “Tuttomercatoweb”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online