“Tifozët na i falën 5 vitet pa fitore në derbi me 5-1”, flet Gentian Muça: Shihja deri në 2 të natës…

Gentian Muça i është rikthyer emocioneve të përjetuara me Tiranën gjatë sezonit të shkuar. Fitorja e parë në derbi pas 5 vitesh mungese, fitorja 5-1 dhe kulmimi me titullin kampion.

Për të gjitha këto Muçi ka folur në intervistën e dhënë për “Jashtë loje”, atje ku mbrojtësi është shprehur se tifozët e Tiranës ia kanë falur skuadrës gjithë kohën e gjatë pa fitore në derbi pas 5-1.

“Kënaqësia më e madhe vlen për t’u kujtuar ishte fitorja 5-1 me Partizanin. Ishte moment shumë i veçantë sa edhe ata thanë ua kemi faluar ato 5 vite pa fitore.

Fitorja e parë? E kujtoj shumë mirë entuziazëm i paparë, u harrua për momentin që ishim në vend të 8. Ishte besim shumë i madh. Çunat kanë dal rrugëve, por unë kam përjetuar në 2-1 në fakt emocione më të forta, shihja vetëm golin e minutës së fundit deri në 2 të natës në shtëpi “, tha Muca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *