Penalltia e Laçit nuk ishte, Bujar Pregja tregon se përse shtohen gabimet e arbitrave

Kukësi-Laçi ishte një ndeshje mjaft e kontestuar nga presidenti Safet Gjici, i cili akuzoi se Klajdi Kola e dëmton qëllimisht skuadrën e tij. Madje ai premtoi se do të ndiqte çdo rrugë ligjore, në mënyrë që këto gabime të mos ndodhin më.

Në emisionin “Skaner” të televizionit MCN ishte i ftuar Bujar Pregja, ish arbitër, i cili deklaroi se penalltia e dhënë në fund për Laçin ishte e gabuar. Pregja u shpreh se arbitrat gabojnë gjithmonë në fund të Superligës.

”Kur vjen fundi i kampionatit natyrisht që do të kemi më shumë gabime të arbitrave, sepse shtohet presioni dhe skuadrat kërkojnë me ngulm që të kapin objektivat.

Distanca e arbitrit me topin dhe lojtarët është pak e largët megjithëse mendoj se nuk është penallti. Lojtari i Lacit është hedhur pak pasi nuk shoh tërheqje brenda zonës.’’- u shpreh Pregja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online