Përse e aktivizove Hysajn? Presidenti i Napolit acarohet me Gatuzon, shkarkimi është më afër

Gatuzo është duke luajtur me stolin e tij te Napoli prej shumë javësh. Trajneri i njohur nuk po arrin që të gjejë pak qetësinë dhe vazhdimësinë me ekipin. Kjo ka sjellë që të diskutohet seriozisht largimi, megjithëse Gatuzo vazhdon që të kryesojë punën te Napoli.

Tashmë po vendosen seriozisht në dyshim edhe zgjedhjet e bëra nga ana e trajnerit. Presidenti De Laurentis i kishte këshilluar prej kohësh Gatuzos se nuk duhet të aktivizojë më Hysajn dhe Maksimovic. Kjo pasi këta futbollistë nuk kanë pranuar kushtet për rinovim dhe nuk do të vazhdojnë që të jenë pjesë e skuadrës.

Për këtë arsye duhet t’i jepet hapësira futbollistëve të tjerë, me projektin e së ardhmes. Por Gatuzo zgjodhi që në ndeshjen kundër Sasuolos, e përfunduar në shifrat 3-3, të aktivizonte sërish Maksimovic dhe Hysaj. E bashkuar kjo me performancën e dobët të këtyre lojtarëve, në Itali është raportuar acarimi i De Laurentis me këto zgjedhje të trajnerit të Napolit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online