Komisioni i Disiplinës ka bërë të njohura vendimet për javën që lamë pas. Sjelljet e gabuara të tifozëve që u rikthyen përsëri në shkallët e stadiumeve shqiptare nuk kanë kaluar pa u ndëshkuar. Disiplina gjobit Laçin, Tiranën, Partizanin dhe Besën si dhe paralajmëron Dinamon për shkak të tifozëve të tyre.
Ndërkohë Partizani dhe Teuta vazhdojnë të mos binden për vendosjen e logos së “Abissnet Superiore”-s në mëngën e djathtë të fanellës së tyre. Një vendim ky që po u kushton shumë financiarisht këtyre dy klubeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
- KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhedëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin e Laçit sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. - FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv dhe për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 14, 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS dhe neneve 63.1 dhe 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, dënohet me gjobë në masën 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
- FK Dinamo, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Lojtari i FK Tërbuni, Migen Metani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Pogradeci, Ylli Çekiçi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Maliqi, Redinel Demollari, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Bylis, Samuel Xhemali, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Burreli U-19, Mario Canameti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Labëria Fc U-19, Gani Osmeni, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Pranimin e kërkesës së KF Shkodra U-19, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, KF Shkodra U-19 vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Pranimin e kërkesës së FC Besa U-19, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, FC Besa U-19 vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Shënkolli U-19, Sildi Lekgegaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të A.F. Bajrami U-19, Olci Murati, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.