Në janar pritet të largohet nga Lacio, Tare shqyrton pistën e shkëmbimit të Muriqin me mbrojtësin e Kombëtares holandeze

0

Vedat Muriqi pritet të largohet nga kryeqyteti italian në muajin janar. Sulmuesi shqiptar nuk po gjen hapësira as në këtë sezon dhe Sarri duket se kërkon një tjetër alternativë për sulmin. Në këto kushte Tare po kërkon të sistemojë “piratin” në një skuadër të re. Media turke, “Fotomaç” bën me dije se së fundmi ekziston një pistë e re për Muriqin.

Stambolli mund të jetë përsëri shtëpia e tij e re, por këtë herë jo në radhët e Fenerbahçes. Është Gallatasarai ai që mund të marrë shërbimet e shtatlartit shqiptar. Tare dëshiron mbrojtësin e majtë të skuadrës turke. Van Anholt, prandaj Gallatasarai ka shtruar si opsion shkëmbimin me Muriqin. Mbetet për tu parë nëse do të ketë një shtërngim duarsh në fund mes palëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online