Tifozët mblodhën lojtarët dhe përzunë Olsi Ramën, gazetari ironi me drejtorin e Partizanit: Nuk i ble dot si vëllai yt fermerët

Partizani ka marrë një fitore në minutat e fundit të ndeshjes kundër Teutës, por duket se as tre pikët nuk mund të rikthejnë buzëqeshjen në fytyrat e tifozëve. Kriza e rezultateve në fazën e parë nuk është pritur mirë nga mbështetësit e skuadrës kryeqytetase dhe pas përfundimit të takimit me kampionët në fuqi kanë mbledhur lojtarët. Por në këtë mbledhje pranë tribunës nuk kishte vend për Olsi Ramën, që është përzënë nga tifozët.

Nisur nga kjo ngjarje, gazetari Dritan Laçi nuk e ka kursyer ironinë për drejtorin e Partizanit. Si një tifoz i të kuqve, Laçi nuk mund të qendrojë larg zhvillimeve të ekipit të tij të zemrës, ndërsa sa i përket Ramës është shprehur: “O Olsi nuk i ble dot tifozët e Partizanit siç të ble vëllai fermerët. Harroje”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online