Ditën e djeshme në Hjuston, Amerikë, u luajt një miqësore mes klubeve kolumbiane Atlétiko Nacional e Amerika de Kali. Miqësore i thënçin, sepse rivaliteti mbetet i madh, edhe në Amerikë.
Para takimit legjendari Rene Higita, tashmë përgatitës portierësh tek Atletiko Nacionali, u grind me një grup tifozësh të Amerika de Kalit që po e ofendonin.
Një video ka kapur momentin kur disa tifozë i afrohen duke sharë ish-portierin e famshëm kolumbian, i cili ishte i shoqëruar me punonjës të klubit, ndaj kur një prej tifozëve iu afrua kërcënueshëm, i lëshoi një grusht që ndoshta nuk e kapi si duhej personin që nuk i ndalte ofendimet.
Pero se abrió de una, arrugó René. pic.twitter.com/YbeNypkNUK
— Luis. (@lxgt017) July 21, 2018
Ndërkaq, më vonë një grup tifozësh mbanin radhën për të bërë foto me Higitën. Situatë absurde.
Vetë 51-vjeçari Higita nuk ka folur ende, por Paula Bustamente, përgjegjëse e komunikimit për Atletiko Nacionalin, shkroi në Twitter: “Kaluam pranë tribunës ku kishte tifozë të Amerikas dhe nisën ofendimet ndaj Renesë. Na hodhën edhe një top letre higjienike. Duhet të jesh shumë keq nga trutë dhe nga shpirti, për të sulmuar për futboll dhe një si Rene Higita. Trishtuese”.
Lo absurdo: pasamos por la barra del América y comenzaron los insultos a René. Nos dieron con un par de rollos de papel. Tenés que estar muy mal de la cabeza y del alma para agredir por fútbol y a René Higuita. Tristeza.
— Paula B (@paubte) July 21, 2018