E duan Mançesteri dhe Juventusi, kush është gjiganti që “kërcënon” Laçin

Molde të enjten e 26 korrikut do të presë Laçin në shtëpi. Luhet turi i dytë në Europa League dhe norvegjezët duan të kalojnë më tej dhe janë favoritët. Por edhe Anorthosis mendohej se do kalonte lehtë më tej, gjë që nuk ndodhi, ndaj edhe duhet bërë një vlerësim sa i drejtë i ndeshjes.

Në Laç ndërkohë po e studiojnë kundërshtarin dhe po përgatiten. Në listën e Moldes bie në sy sulmuesi shtatlartë Erling Braut Haland, i cili është autor i tetë golave në kampionat me skuadrën e tij. Është vetëm 18 vjeç, 191 centimetra i gjatë dhe në Shqipëri nuk është i panjohur.

Shqipëria e Erjon Bogdanit ka pësuar dy herë nga Haland – ka luajtur në të gjitha kombëtaret e moshave deri tani – i cili në arenën ndërkombëtare me Molden nuk ka rritur ende të shënojë. I riu, pavarësisht gjatësisë së tij, ka një përdorim të mirë të topit si dhe është mjaft i shpejtë, ndaj mbrojtësit kurbinas do të kenë punë me të.

Me siguri i ati, Alf-Inge Haland, i ka mësuar ndonjë sekret. Vetë ka qenë mbrojtës dhe ka provuar të luajë në Angli me skuadra si Notingam Forest, Lids Junajtid dhe Mançester Sitin. Erling luan në sulm dhe dëshiron të bëhet më i mirë se i ati, të cilin e ka “tradhtuar”, pasi është një tifozët i Mançester Junajtid.

“Djajtë e kuq” ndërkohë i kanë hedhur sytë nga talenti dhe me siguri e kanë pyetur për të edhe Solskajer, i cili drejton aktualisht norvegjezët e Moldes. Haland është vënë në shënjestrën e klubeve më të mëdha në Europë, teksa edhe Juventusi po e mban nën vëzhgim. Gjithsesi, para se të ndryshojë ekip, duhet të japë ndihmën e tij për Molden në ndeshjet ndaj Laçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online