Ylber Ramadani u transferua në radhët e Lecce-s për 1.2 milionë euro. Trajneri i Aberdeen-it ka thënë për “Daily Record” se oferta ishte e parefuzueshme, si për klubin ashtu edhe për lojtarin. Robson ka shtuar se ky vendim ka lënë të pakënaqur tifozët, por sipas tij ata do ta kuptojnë me kalimin e kohës këtë lëvizje në merkato.
“Ishte një ofertë e parefuzueshme për të dhe për mua. Kemi bërë atë që duhet të bënim. E imagjinoj që tifozët janë disi të pakënaqur, por besoj se do e kuptojnë. Kemi lojtarë që mund ta mbushin atë boshllëk.
Kur erdha te Aberdeen-i, ai luante si një numër 6. E kam parë dhe kurrë nuk më është dukur një numër 6. Duhej të ishte një “8“-sh, ku do të ushtronte presion dhe të çlironte energjinë e tij. Për këtë arsye e kam spostuar dhe kemi vendosur Clarckson-in të luajë më tepër topin, duke spostuar Ramadanin përpara për ta bërë që të luante me më shumë intensitet, energji dhe entuziasëm. Kemi bërë mirë”, ka thënë Barry Robson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/