Tifozët i thonë të shkojë te doktori, luftëtari i UFC: Më erdhën alienët në shtëpi, po më shikonin mua

Diego Sanchez është një veteran në UFC, teksa amerikani numëron 31 ndeshje në këtë kompani si dhe 43 në total në karrierën e tij. Gjithë rrugëtimi i tij në organizatën më të madhe të sportit të arteve marciale, ka patur ulje ngritje dhe pavarësisht eksperiencës së madhe nuk ka arritur të lërë shenjë.

Gjithashtu kohën e fundit, Sanchez ka pësuar mjaft humbje dominante, çka shumë herë ka nxitur fansat për t’i kërkuar tërheqjen nga ky sport. Por nuk mbaron me kaq, në një postim në Tëitter, Sanchez ka publikuar një histori të pazakontë. Sipas tij, shtëpia e tij ishte pushtuar me alienë dhe e kanë parë duke u stërvitur.

“Po stërvitesha në palestrën time teksa një ufo fluturoi afër meje, pastaj e thërrita vajzën time eja, eja shpejtë. Ajo e pa të gjithë ngjarjen, vetëm qindra metra larg nga këtu ndodhin këto lloj gjërash. Por këtë herë mu afrua dhe ishte e sigurt që po më shikonte mua.”- shkruhej në postimin e Sanchez. Nuk e dimë nëse Sanchez ka parë vërtet një alien, por komentet e mbështësve të tij i kanë sugjeruar menjëherë të shikojë një doktor, pasi për shkak të grushtave të ngrënë po flet çudira. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online