“Nuk më lidh kontrata e rroga me Shqipërinë”, Reja flet në konferencë: Detyra e trajnerit është që të dalin rastet

Shqipëria do të luajë dy takimet e fundit të Ligës së Kombeve me objektivin për të përfunduar në vendin e parë. Trajneri Reja ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjeve, atje ku është diskutuar edhe problematika e mos shënimit të golave në takimet zyrtare. Tekniku italian është shprehur se detyra e tij është që të krijohen rastet përpara portës kundërshtare, ndërsa më pas gjithçka varet nga konkretizimi i lojtarëve.

“Në ndeshjen ndaj Kosovës kishte shumë debutues që dhanë përgjigje të mirë. Tani kthehet Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula. Problemi më i madh është në mbrojtje pasi ka shumë zgjedhje dhe duhet të vendosim vetëm për tre. Sa i përket rasteve të krijuara në portën kundërshtare, detyra e trajnerit është vetëm që të bëjë skema dhe të krijohen sa më shumë mundësi pastaj është çështje e konkretizimit të lojtarit dhe e fatit. Shpresoj që futbollistët ti kenë lënë golat e tyre për këto dy ndeshje tani. Mua nuk më lidh një kontratë apo rroga me Shqipërinë. Gjithçka varet nga ecuria e rezultateve tona, pasi nëse nuk do të vijnë atëherë çdo trajner vendoset në pozitë të vështirë”, u shpreh Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online