Tifozët e Realit të Madridit turpërohen me pankartën e tyre, bëhen objekt talljeje për shkak të Benzemasë

Karim Benzema është njeriu i momentit në Madrid. Sulmuesi frances po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, duke udhëhequr Realin drejt titullit kampion në La Liga dhe finales së Ligës së Kampionëve. Për këtë arsye, tifozët e “los blancos” vendosën ta nderonin me një pankartë të shpalosur në fillim të sfidës së sotme kundër Mançester Sitit.

“Tjetër natë magjike e mbretërve të Europës”, shkruhej në banerin e ultrasve madrilenë, që gjithashtu kishin shpalosur një portret të Karim Benzemasë. Por shpejt koreografia e tyre kthehet në një objekt talljeje në rrjet, teksa portreti i shfaqur prej tifozëve nuk ngjasonte  aspak me fytyrën e Karim Benzemasë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online