Karim Benzema është njeriu i momentit në Madrid. Sulmuesi frances po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, duke udhëhequr Realin drejt titullit kampion në La Liga dhe finales së Ligës së Kampionëve. Për këtë arsye, tifozët e “los blancos” vendosën ta nderonin me një pankartë të shpalosur në fillim të sfidës së sotme kundër Mançester Sitit.
“Tjetër natë magjike e mbretërve të Europës”, shkruhej në banerin e ultrasve madrilenë, që gjithashtu kishin shpalosur një portret të Karim Benzemasë. Por shpejt koreografia e tyre kthehet në një objekt talljeje në rrjet, teksa portreti i shfaqur prej tifozëve nuk ngjasonte aspak me fytyrën e Karim Benzemasë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/