Superiorja do të ngrejë siparin me sfidën ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit, më datë 17 gusht, prej orës 19:45. Një takim mjaft emocionues, pasi vë përballë dy nga kundërshtarët më të ashpër të viteve të fundit, “ujqërit e dëborës” dhe “demat”.
Për të nxehur sfidën kanë menduar tifozët e kryeqytetasve. Në emërtimin që i kanë dhënë sfidës ata e kanë cilësuar takimin “Trukimet – Partizani”, një epitet që ia veshin ekipit kundërshtar duke parë dhe dënimin që këta të fundit kanë marrë nga UEFA.
Tifozët e Partizanit do të udhëtojnë drejt Korçës për ndeshjen e parë kundër Skënderbeut. Ata e kanë lajmëruar këtë gjë në faqen e tyre të “Facebook”-ut dhe kanë treguar detajet e organizimit të udhëtimit.