“Tifozët e Partizanit merrnin dheun e tokës”! Starova e thumbon, Curri: Mjerë ju që arritjet e munguara i plotësoni me futbollin

Përse e shikojnë njerëzit futbollin? Arjan Curri ka tentuar që t’i jap një shpjegim filozofik kësaj pyetje duke u shprehur se njerëzit që nuk ndihen të përmbushur, zgjedhin që të bëhen tifoz me një ekip të fortë dhe grup fitues për të marrë atë që i mungon. I ftuar në “Zone e Lirë”, teksa shprehet se nuk e ndjek futbollin, Curri ka treguar edhe një rast teksa gjendej në stadium me tifozët e Partizanit.

“Mund të ketë qenë babai jot ose një i dashur me ekipin që bën tifoz. Mund të kesh atashim me qytetërimin, të pëlqejn picat ose spagetit. Mund të pëlqej muzika italiane. Isha në një ndeshje të kampionatit shqiptar se mund të bëjë gafa të rënda. Vajta me ca shokët e mi që më ftuan për të përjetuar emocionet e futbollit, ata ishin me Partizanin. Ishte viti që Partizani u shpall kampion, para dy vitesh më duket. Në fund u lëshuan këta dhe po gërmonin stadiumin. Merrnin dheun e tokës dhe e hidhnin në tas e pjata, e merrnin në shtëpi.

E bënë si urith stadiumin, gropa gropa. E vendosnin poshtë jastëkut, për të fjetur atje ku lojtarët e zemrës kanë shkelur”, tha Curri. Për të thumbuar disi Currin mendoi Starova teksa ka thënë: “Mjerë ti që nuk shikon futbollin dhe nuk e shijon jetën me futbollin”. E si për të përmbyllur diskutimin, Curri mbron sërish tezën e tij: “Unë do të thoja mjerë ju që arritjet tuaja në mungesë i plotësojnë me arritjet e të tjerëve”, tha Curri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online