Murinjo hedh idenë e prapaskenës te dështimi i penalltive të Anglisë: E njoh Southgate, nuk do ta pranonte kurrë

Anglia e humbi finalen e Europianit kundër Italisë në ruletën ruse. Pavarësisht se portieri i “tre luanëve”, Pikford, ishte në lartësinë e duhur për të ndalur “axurrët”, nga ana tjetër futbollistët e Anglisë bënë shumë gabime në ekzekutimin e 11-metërshave.

Por çfarë ndodhi me këtë Kombëtare teksa emra si Sterling apo Luke Shaë u lanë jashtë, për t’u preferuar një lojtar 19-vjeçar si Saka? Mourinjo hedh idenë e një prapaskene të ndodhur me trajnerin Southgate, që gjithmonë mbron lojtarët e tij dhe asnjëherë nuk do ta pranonte të vërtetën.

“Mendoj se Saka kishte një peshë shumë të madh për moshën e tij të vogël. Nuk e di. Unë dua ta pyes Southgate sepse shumë herë ndodh që lojtarët që duhet të jenë aty në momentin vendimtar, nuk janë. Shumë herë ndodh që lojtarët që duhet të jenë aty, i shmangen përgjegjësisë.

Për më tepër unë e di se Southgate është një djalë kaq shumë i sinqertë dhe i mbron aq shumë futbollistët e tij, aq sa nuk do ta pranonte kohë që “Ky lojtar ose ai lojtari” iku dhe donte të fshihej, për të mos marrë përgjegjsinë”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online