Nëse në Shqipëri një skuadër humbet 2 ndeshje radhazi apo një takim derbi a klasike, në ndeshjen pasardhëse me siguri që lojtarët do të shohin më shumë stola se tifozë. Sigurisht që mërzia e një humbje në një ndeshje speciale është e madhe, por nëse në vendet e tjera të botës kalon ditën tjetër, tek ne mbahet inat për më gjatë.
Në Gjermani, Nurenbergu u mund një javë më parë nga Dortmund me rezultatin e thellë 7-0. Humbje e turpshme dhe e thellë, por vetëm për atë ditë. Dje në Nurenbergut mundi pastër 3-0 Fortuna Dyseldorf.
Befasia? Stadiumi ishte plot dhe në fund të ndeshjes tifozët po këndonin : “Europapokal, Europapokal, Europapoka”. Thirrje se skuadra e tyre mund të shkojë në Europë. Humbja me Dortmundin? Ishte lënë pas krahëve nga skuadra kur panë një stadium të mbushur. Për t’u marrë shembull edhe pse është e vështirë për të ndodhur, sepse këtu nëse një skuadër do të mundej 7-0 të gjithë ne e dimë se çdo të thuhej, nuk ka nevojë që ta shkruajmë ne.