Tifozët nuk e duan te PSG nga fjalët e mamasë, Pogba drejt transferimit te ekipi i njohur në “Premier League”

Vetëm pak ditë më parë, ultrasit e Paris Saint Germain shpalosën një baner kundër transferimit të Paul Pogbas tek ekipi i tyre. Francezët i sugjeronin mesfushorit të Manchester United të dëgjonte mamanë e tij dhe të mos e mendonte aspak transferimin.  Megjithatë, Paul Pogba pritet të largohet këtë verë nga “Old Trafford”, pavarësisht se ka një kontratë me “djajtë e kuq” deri në vitin 2022.

Sipas mediave franceze, menaxheri i lojtarit, Mino Raiola e ka ofruar klientin e tij tek skuadra e Liverpulit. Pas largimit të Ëijnaldum, transferimi i Pogbas do të ishte perfekt për skuadrën e tyre, megjithatë çmimi i lartë i kartonit të francezit është një çështje që nuk zgjidhet menjëherë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online