Morën një prej mbrojtësve më të mirë në botë, Solskjaer i lumtur: Ne kemi fatin, e tentoi ta merrte edhe Ferguson

Rafael Varane është lojtari më i ri i Manchester United. Djajtë e kuq arritën të transferonin një nga mbrojtësit më të mirë në botë, duke fuqizuar repartin e prapavijës përpara fillimit të sezonit 2021-2022. Trajneri i Manchester United, Ole Gun Solskjaer ka reagur mbi këtë transferim, duke theksuar se është një lojtar i lindur për të fituar dhe Alex Ferguson tentoi ta blinte disa vite më parë.

“Sir Alex Ferguson ishte shumë pranë blerjes së tij vite më parë. Tani kemi fatin ta kemi në ekipin tonë në kulmin e karrierës së tij. Ai e ka treguar gjatë gjithë karrierës se është një njeri i mirë dhe një profesionist që ka fituar gjithçka. Mezi po pres ta takoj, është një fitues i lindur.”- u shpreh Ole Gun Solskjaer. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online