Kosova luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, teksa pret në shtëpi Maltën. Nëse skuadra e Shaland arrin të marrë fitoren sot atëherë do të hidhte kandidaturën për të qenë ajo e para në grupin e saj dhe më pas do tentojë pse jo të marrë dhe biletën e Ligës D për në Europian.
Ajo që bie në sy është interesi i jashtëzakonshëm që kanë tifozët. Ashtu siç pritej të gjitha biletat janë shitur dhe sot stadiumi do të jetë plot. Rreth një orë para ndeshje tifozët kanë nisur që të mbushin stadiumin dhe do të jenë të shumtë në mbështetje të përfaqësuese së tyre.
Një leksion për tifozët shqiptar, të cilët në ndeshjet e fundit kanë zhgënjyer me prezenca e tyre në stadium. Për t’u marrë shembull mbështetësit kosovar, të cilët nuk bazohen aspak nga emri i kundërshtarit, por besojnë tek skuadra e tyre.