Tifozët e klubit të tij i vodhën makinën, trajneri i Napolit bën humor: Nëse më ktheni “Pandën time”, do shoh si janë gomat dhe sa kilometra ka bërë

Një mesazh shokues u vendos nga tifozët e Napolit. Ata pranuan se janë autorët e vjedhjes së makinës që i ndodhi Spaletit në tetorin e kaluar. Nëpërmjet një pankarte në stadiumin “Diego Armando Maradona” shkruhej: “Ne do ta kthejmë Pandën, vetëm zhduku që këtej, hajdut”.

Por a do të largohet Spaleti nga kjo thirrje dhe premtim i tifozëve, për të riparë sërish makinën e tij? Trajneri nuk e humbet sensin e humorit: “Do të shohim se në çfarë gjendje është Panda ime, sa kilometra kanë bërë me të, si janë gomat. Nëse nuk ka CD me këngët e Pina Danieles, nuk kam për të ikur”, tha Spaleti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *